Konsumi i ujit dhe përfitimet që sjell për shëndetit e njeriut”
Sa
ujë duhet të pini çdo ditë? Është një pyetje e thjeshtë por nuk ka një
përgjigje të lehtë.
Studimet kanë dalë në përfundime të
ndryshme gjatë viteve. Nevojat tuaja individuale për ujë varen nga shumë
faktorë, duke përfshirë shëndetin tuaj, sa aktiv jeni dhe ku jetoni. Asnjë
formulë e vetme nuk i përshtatet të gjithëve. Duke ditur më shumë për nevojën e
trupit tuaj për lëngje ju ndihmon të vlerësoni se sa ujë duhet të pini çdo
ditë.
Cilat
janë përfitimet shëndetësore të ujit?
Uji është përbërësi kryesor kimik i trupit
tuaj dhe përbën rreth 50% deri në 70% të peshës trupore. Trupi juaj varet nga
uji për të mbijetuar.
Çdo
qelizë, ind dhe organ në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të funksionojë siç
duhet sepse: largon mbeturinat përmes urinimit,
djersitjes dhe jashtëqitjes; mban nën
kontroll temperaturën normale; lubrifikon
dhe mbron nyjet; mbron indet e
ndjeshme.
Mungesa e ujit mund të çojë në dehidratim -
një gjendje që ndodh kur nuk keni ujë mjaftueshëm në organizmin tuaj për të
kryer funksionet normale. Gjithashtu dehidratimi i lehtë mund t'ju shterojë
energjitë dhe t'ju bëjë të ndiheni të lodhur.
Sa
ujë ju nevojitet?
Çdo ditë ju humbisni ujë përmes
frymëmarrjes, djersitjes, urinës dhe jashtëqitjes. Në mënyrë që trupi juaj të
funksionojë siç duhet, duhet të rimbushni organizmin me ujë duke konsumuar pije
dhe ushqime që përmbajnë ujë.
Pra, sa lëngje ka nevojë për një i rritur
mesatar dhe i shëndetshëm që jeton në një klimë të butë?
Akademitë Kombëtare të
Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA përcaktuan se marrja adekuate
ditore e lëngjeve është: rreth 15,5 gota (3,7 litra) lëngje në ditë për meshkujt
dhe rreth 11,5 gota (2,7 litra) lëngje në ditë për grate.
Këto rekomandime mbulojnë lëngjet nga uji,
pijet e tjera dhe ushqimi. Rreth 20% e marrjes ditore të lëngjeve zakonisht
vjen nga ushqimi dhe pjesa tjetër nga pijet.
Si
ta di nëse po pi ujë mjaftueshëm?
Konsumimi
i lëngjeve është i mjaftueshme nëse: rrallë ndiheni të etur; urina
juaj është pa ngjyrë ose e verdhë e lehtë;
mjeku ose dietologu juaj mund t'ju ndihmojë të përcaktoni sasinë e ujit që
është e duhura për çdo ditë.
A
duhet të shqetësohem për pirjen e tepërt të ujit?
Pirja e tepërt e ujit është rrallë herë një
problem për të rriturit e shëndetshëm dhe të ushqyer mirë. Atletët herë pas
here mund të pinë shumë ujë në përpjekje për të parandaluar dehidratimin gjatë
ushtrimeve të gjata ose intensive. Kur pini shumë ujë, veshkat tuaja nuk mund
të heqin qafe ujin e tepërt. Përmbajtja e natriumit në gjakun tuaj bëhet më e holluar. Kjo quhet
hiponatremia dhe mund të jetë kërcënuese për jetën.

