about

Rreth ACMS

Komiteti Shqiptar i Studentëve të Mjekësisë (ACMS) është një organizatë rinore joqeveritare, e themeluar në vitin 2019 nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë. Në të njëjtin vit, ACMS u anëtarësua si një NMO (Organizata Anëtare Kombëtare) në IFMSA, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë, një federatë e përbërë nga organizata që përfaqësojnë më shumë se 120 vende në të gjithë botën. Në këtë mënyrë ACMS u bë i vetmi përfaqësues zyrtar i IFMSA në Shqipëri dhe që atëherë ka zbatuar misionin dhe vizionin, strukturën dhe politikën e IFMSA.

Gjatë dy viteve të të qënurit aktiv, ACMS, ka zbatuar një gamë të gjerë aktivitetesh me interes për studentët dhe të rinjtë e mjekësisë në Shqipëri dhe ka arritur me sukses të vazhdojë të jetë aktive, edhe gjatë pandemisë COVID-19. Nëpërmjet konferencave online, webinar-eve, workshop-eve dhe fushatave online, ACMS ka qenë vazhdimisht e pranishme tek studentët dhe po rritet vazhdimisht.

Objektivat

Objektivat kryesore të ACMS janë:

  • Përmirësimi i edukimit mjekësor në Shqipëri nëpërmjet advokimit dhe asistencës profesionale
  • Ndërgjegjësimi për çështjet e shëndetit publik, veçanërisht në lidhje me shëndetin mendor dhe shëndetin riprodhues
  • Luftimi i stigmës dhe diskriminimit për sëmundjet riprodhuese dhe seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë HIV/AIDS
  • Ndërgjegjësimi i etikës mjekësore dhe rregullimi i marrëdhënies mjek-pacient
  • Aktivizimi social për të gjitha çështjet që prekin shoqërinë shqiptare dhe veçanërisht rininë
  • Aktivizëm për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, drejtësinë sociale dhe paqen ndërmjet komuniteteve.
about
Back To Top