Jetesa e shëndetshme dhe aktiviteti fizik

Çfarë është aktiviteti fizik?
OBSH e përkufizon aktivitetin fizik si çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë që kërkon shpenzim të energjisë. Aktiviteti fizik i referohet të gjitha lëvizjeve, duke përfshirë kohën e lirë, për transportin për të shkuar nga njëri vend tek tjetri, ose si pjesë e punës së një personi. Aktiviteti fizik me intensitet të moderuar dhe të fuqishëm përmirëson shëndetin. Mënyrat e njohura për të qenë aktiv përfshijnë ecjen, çiklizmin, sportet, lojën, të cilat mund të bëhen në çdo nivel aftësie dhe për kënaqësi nga të gjithë. Aktiviteti i rregullt fizik është vërtetuar se ndihmon në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve jo të transmetueshme si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti dhe disa lloje kanceri. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e hipertensionit, ruajtjen e peshës trupore të shëndetshme dhe mund të përmirësojë shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe mirëqenien.

Aktiviteti fizik po e humbet nga dita në ditë rëndësinë në jetët tona, nëpërmjet përdorimit të transportit të motorizuar dhe rritjes së përdorimit të ekraneve për punë, edukim. Provat tregojnë se sasitë më të larta të jetësës pa aktivitet fizik janë të lidhura me rezultatet e mëposhtme të këqija shëndetësore:
·shtim në peshë
·shëndet më i dobët kardiometabolik
·kohëzgjatja e reduktuar e gjumit
·rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekshmëria nga kanceri
·incidenca e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit të tipit 2.  

Recent Posts

Jetesa e shëndetshme dhe aktiviteti fizik   2022-11-14 15:56:07
Back To Top