Një diet ushqimore e shëndetshmë përmirëson stilin e jetesës

Konsumimi i një diete të shëndetshme gjatë gjithë jetës ndihmon në parandalimin e kequshqyerjes në të gjitha format e saj, si dhe në shfaqjen e një sërë sëmundjesh. Megjithatë, rritja e prodhimit të ushqimeve të përpunuara, urbanizimi i shpejtë dhe ndryshimi i stilit të jetesës kanë çuar në një ndryshim në modelet dietike. Njerëzit tani po konsumojnë më shumë ushqime të pasura me energji, yndyrna, sheqerna të përpunuara dhe kripë/natrium dhe shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta, perime dhe fibra të tjera dietike si drithërat.

Përbërja e saktë e një diete të larmishme, të ekuilibruar dhe të shëndetshme do të ndryshojë në varësi të karakteristikave individuale (p.sh. mosha, gjinia, mënyra e jetesës dhe shkalla e aktivitetit fizik), konteksti kulturor, ushqimet e disponueshme në vend dhe zakonet dietike. Megjithatë, parimet bazë që përbëjnë dietën e shëndetshme mbeten të njëjta. Këshilla praktike për të mbajtur një dietë të shëndetshme:

Fruta dhe perime;
Ngrënia e të paktën 400 g, ose pesë porcione frutash dhe perimesh në ditë, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve jokronike dhe ndihmon në sigurimin e një marrjeje adekuate ditore të fibrave dietike. Konsumimi i frutave dhe perimeve mund të përmirësohet:
·duke përfshirë gjithmonë perimet në vakte; ·duke ngrënë fruta të freskëta dhe perime të papërpunuara si meze;
·duke ngrënë fruta dhe perime të freskëta që janë në sezon;
·duke ngrënë një shumëllojshmërie frutash dhe perimesh.

Yndyrnat
Reduktimi i sasisë së marrjes totale të yndyrës në më pak se 30% të marrjes totale të energjisë ndihmon në parandalimin e shtimit të pashëndetshëm të peshës në popullatën e rritur. Gjithashtu, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve ulet nga:
reduktimi i yndyrave të ngopura në më pak se 10% të marrjes totale të energjisë;
reduktimi i yndyrave të prodhuara në mënyrë industriale në më pak se 1% të marrjes totale të energjisë;
zëvendësimi i yndyrave të ngopura dhe yndyrave të prodhuara në mënyrë industrial, me yndyrna të pangopura.
Marrja e yndyrave, veçanërisht yndyrat e ngopura dhe marrja e yndyrave të prodhuara në mënyrë industriale, mund të reduktohet duke: konsumuar usqime të gatuara me avull ose të ziera në vend të skuqjes;
zëvendësimi i gjalpit, dhe yndyrës me vajra të pasura me yndyrna të pangopura, të tilla si vaji i sojës, misrit dhe lulediellit;
ngrënia e ushqimeve të qumështit me yndyrë të reduktuar dhe mishit pa yndyrë;
kufizimi i konsumit të ushqimeve të pjekura dhe të skuqura, si dhe ushqimeve të paketuara paraprakisht (p.sh. petulla, ëmbëlsira, byrekë, biskota, dhe vafera) që përmbajnë yndyrna të prodhuara në mënyrë industriale.

Kripë, natrium dhe kalium
Shumica e njerëzve konsumojnë shumë natrium përmes kripës (që korrespondon me konsumimin mesatar të 9-12 g kripë në ditë) dhe jo mjaftueshëm kalium (më pak se 3.5 g). Marrja e lartë e natriumit dhe marrja e pamjaftueshme e kaliumit kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut, i cili nga ana tjetër rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Reduktimi i marrjes së kripës në nivelin e rekomanduar prej më pak se 5 g në ditë mund të parandalojë 1.7 milionë vdekje çdo vit. Njerëzit shpesh nuk janë të vetëdijshëm për sasinë e kripës që konsumojnë. Në shumë vende, pjesa më e madhe e kripës vjen nga ushqimet e përpunuara (p.sh. ushqimet e gatshme; mishi i përpunuar si proshuta dhe sallami; djathi dhe ushqimet e kripura) ose nga ushqimet e konsumuara shpesh në sasi të mëdha. Kripa u shtohet edhe ushqimeve gjatë gatimit (p.sh. erëzat e gatshme, kubikët e lëngut, salca e sojës dhe salca e peshkut) ose në pikën e konsumimit (p.sh. kripa e tryezës).

Sheqernat
Si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, marrja e sheqernave të lira duhet të reduktohet në më pak se 10% të konsumit total të energjisë. Një ulje në më pak se 5% e konsumit total të energjisë do të siguronte përfitime shtesë shëndetësore. Konsumimi i sheqernave të lira rrit rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Kaloritë e tepërta nga ushqimet dhe pijet e pasura me sheqerna të lira gjithashtu kontribuojnë në shtimin e pashëndetshëm të peshës, gjë që mund të çojë në mbipeshë dhe obezitet. Provat e fundit tregojnë gjithashtu se sheqernat e lira ndikojnë në presionin e gjakut dhe lipidet e serumit, dhe sugjerojnë se një reduktim i marrjes së sheqernave të lira redukton faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.


Back To Top