6 principet kryesore te “Eco-Health”, rëndësia që kanë në fushën e studimit të “Eco-Health”.

Në vitin 2012, Charron, një figurë me ndikim nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve për Zhvillim (IDRC), propozoi zgjerimin e tre shtyllave metodologjike të EcoHealth në gjashtë parime: të menduarit sistematik, kërkimi transdisiplinor, pjesëmarrja, qëndrueshmëria, barazia gjinore dhe sociale dhe së fundi, njohuri për veprim.

Parimi i parë i njohur si të menduarit sistematik thotë se pjesët përbërëse të një sistemi, në këtë rast njerëzit, kafshët dhe mjedisi, nuk duhet të studiohen të izoluara. Përkundrazi, ato duhet të studiohen brenda kontekstit të ndërveprimeve dhe lidhjeve ndërmjet secilit prej komponentëve që përbën një sistem duke ndikuar në sistemet e tjera.

Parimi i dytë quhet kërkimi transdisiplinor, i cili kërkon një vizion gjithëpërfshirës të çështjeve shëndetësore të lidhura me ekosistemin që hasen brenda “EcoHealth”. Gjithashtu mbështetet në një kornizë të përbashkët konceptesh dhe teorish të përziera, të marra nga disiplina dhe palëve të interesuara si studiues, përfaqësues të komunitetit dhe vendimmarrës. Pjesëmarrja është parimi i tretë, i cili i referohet qëllimit të bashkëpunimit brenda gjithë sferës shkencore, grupeve vendimmarrëse dhe komunitetin.

Parimi i katërt i njohur si qëndrueshmëria, i referohet qëllimit të EcoHealth për të mbrojtur ekosistemet dhe për të përmirësuar mjediset e degraduara, për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e brezave aktualë dhe të ardhshëm.

Barazia sociale dhe gjinore është parimi i pestë, i cili synon “të adresojë kushtet e pabarabarta dhe të padrejta që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe grupeve të tjera të pafavorizuara në shoqëri”.

Parimi i gjashtë dhe i fundit është njohuria për veprim, mbështetet në idenë që njohuritë e gjeneruara nga kërkimi EcoHealth duhet të zbatohen për të përmirësuar mjedisin, shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.

Këto gjashtë parime përdoren për të ekzaminuar lidhjet komplekse midis shoqërisë, kafshëve, ekosistemeve dhe mjediseve (biologjike dhe sociale), në mënyrë që të kuptojmë dhe përmirësojmë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit nga ai lokal deri në atë me shkallë globale.

Parimet janë një udhëzues fleksibël për zhvillimin e studimeve të EcoHealth. Megjithatë, për të inkurajuar gjenerimin e rëndësisë së të mësuarit nga këto përvoja, është thelbësore që ata që studiojnë rreth parimeve të shmangin vendosjen e barrierave midis tyre. Përkundrazi, çdo parim duhet të interpretohet në mënyrë transversale dhe në raport me të tjerët; për shembull, mund të bësh më të ndërlikuar parimin e barazisë gjinore dhe sociale duke marrë parasysh atë që supozohet të jetë të menduarit sistematik; transdisiplinariteti nënkupton një zbatim të vazhdueshëm të strategjive të pjesëmarrjes sipas logjikës që qaset; njohuria për veprim kërkon strategjitë e pjesëmarrjes së komunitetit, duke lidhur vendimmarrësit dhe të menduarit në terma të qëndrueshëm dhe inovativë, në mënyrë që të ndikojnë politikat dhe praktikat sociale në zonat private dhe publike; kto janë ndër shumë shembuj të tjerë që mund të lindin dhe që do të shfaqen për aq kohë sa do të zhvillohen përvoja të tjera të Ecohealth.

Së fundi, parimi i pjesëmarrjes është më i teorizuari dhe më i zhvilluari, prandaj është një forca kryesore e Ecohealth. Megjithatë, duke pasur një qasje konsistente mbi secili parim, mund të themi se nevojitet një këndvështrim sistematik në të cilin veprimet nuk mbingarkohen në njërin ose tjetrin parim, sepse disa tema dhe dukuri mund të kalojnë pa u vënë re.


Back To Top