Evolucioni i “Eco-Health”, zhvillimi që ndërmori përgjatë viteve, dhe si arriti të rrisë impaktin e saj në shoqëri.
EcoHealth kërkon të kuptojë se si faktorët socialë, ekonomikë dhe ekologjikë dhe ndërveprimet e tyre ndikojnë në 'shëndetin' e ekosistemit - gjendja dhe qëndrueshmëria e ekosistemeve (natyrore ose të krijuara nga njeriu, p.sh. agroekosistemet, ekosistemet urbane) - duke përfshirë aftësinë për të ofruar shërbime të ekosistemit dhe ndikimin e kësaj tërësie faktorësh në shëndetin e njeriut. EcoHealth është antropocentrike, por ka një theks në optimizimin e shëndetit të ekosistemit për të përfituar tek shëndeti i njeriut. Tradicionalisht zbatohet në një kontekst zhvillimi: aktivitetet e zhvillimit socio-ekonomik shkaktojnë faktorë socialë (p.sh. reduktimi i varfërisë) të cilët përmirësojnë shëndetin, por edhe faktorë ekologjikë (p.sh. varfërimi i burimeve natyrore) që kërcënojnë shëndetin. Këta faktorë përkeqësohen nga faktorët e pabarazisë sociale. Qasjet e ekosistemit përdorin një kornizë kërkimore-veprimi të mbështetur nga gjashtë parime: të menduarit sistematik, transdisiplinariteti (duke përfshirë njohuritë joakademike të komuniteteve dhe vendimmarrësve), pjesëmarrjen e shumë palëve të interesuara, qëndrueshmërinë, barazi sociale dhe gjinore si dhe njohuri për veprim.
Qasjet ekologjike ndaj shëndetit publik, të përfaqësuara kryesisht nga fusha e shëndetit mjedisor, synojnë të kuptojnë dhe të zbusin faktorët mjedisorë fizikë dhe socialë që ndikojnë në shëndet. Efekti i mjedisit në shëndet është njohur prej kohësh: në shekullin e 18-të, Vicq d'Azyr bëri lidhjen midis klimës dhe rrethanave gjeografike me epidemitë. Megjithatë, teoria e mikrobeve tek sëmundjet solli epokën e epidemiologjisë infektive, me fokusin e saj reduktues në patogjenët specifikë që shkaktojnë sëmundje duke larguar vëmendjen nga përcaktuesit mjedisorë.
Në shekullin e njëzetë, epidemiologjia infektive i la vendin epidemiologjisë së sëmundjeve kronike, e cila nënvizonte faktorët e rrezikut të sjelljes për sëmundje. Qasja ekologjike ndaj shëndetit publik u ringjall në vitet 1970 për shkak të rritjes së vlerësimit të faktorëve mjedisorë social, p.sh. varfëria, arsimimi i dobët, pushteti i pabarabartë që rezulton në pabarazi shëndetësore. Raporti "Lalonde" hodhi themelet për ringjalljen: ai vendosi mjediset biologjike, fizike dhe sociale, sjelljen dhe kujdesin shëndetësor si katër përcaktuesit themelorë të shëndetit (Lalonde 1974), dhe "Ottaëa Charter" e vitit 1986 për “Promovimin e Shëndetit” mbrojti promovimin e shëndetit duke përdorur një qasje ekologjike (OBSH 1986).
Kohët e fundit, është shfaqur fusha e eko-epidemiologjisë, e cila fokusohet në ndërveprimet ndërmjet faktorëve mjedisorë fizikë dhe socialë. Duke u shfaqur në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, fusha e ekologjisë studion ndërveprimet e popullatave, komuniteteve dhe komponentëve biotikë dhe abiotikë të ekosistemit. Qasja e ekologjisë dhe shëndetit mund të trajtojë probleme më komplekse sesa qasja tradicionale e shëndetit mjedisor, veçanërisht ndërveprimet midis përcaktuesve të shëndetit dhe efekteve indirekte në shëndet. Kjo u nxit nga shfaqja e ekologjisë njerëzore.
Koncepti i shëndetit të ekosistemit e ka origjinën në menaxhimin mjedisor, duke adresuar nevojën për të balancuar zhvillimin socio-ekonomik me qëndrueshmërinë e ekosistemit. Raporti "Brundtland" përcaktoi zhvillimin e qëndrueshëm (Brundtland 1987) dhe "Axhenda 21" e “Earth Summit” 1992 në Rio de Zhaneiro trajtoi rëndësinë e tij për shëndetin e njeriut (UNCED 1992). Qasja e ekosistemit ndaj shëndetit të njeriut lindi nga bashkimi i qasjeve ekologjike ndaj shëndetit publik dhe shëndetit të ekosistemit nga menaxhimi mjedisor.
Në vitet e fundit, Qendra Kanadeze e Kërkimit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDRC) ka qenë mbështetësi kryesor për këtë çështje. Në vitin 1996, ajo prezantoi programin e studimit Ecohealth. Forumi i parë Ndërkombëtar i Ecohealth u mbajt në Montreal në 2003, dhe në vitin 2004, "IDRC" themeloi revistën Ecohealth, duke bashkuar revistat e mëparshme “Ecosystem Health”, “Global Change” dhe “Human Health”. “IDRC” themeloi Shoqatën Ndërkombëtare për Ekologjinë dhe Shëndetin (IAEH) në vitin 2006, për të organizuar lëvizjen Ecohealth globalisht dhe për të kuruar revistën. Iniciativa të tjera të rëndësishme ndërkombëtare përfshijnë “Panelin Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike” i cili trajtoi rreziqet shëndetësore të ndryshimeve klimatike dhe “Vlerësimi i Ekosistemit të Mijëvjeçarit” i cili identifikoi lidhjet midis shërbimeve të ekosistemit dhe shëndetit të njeriut.

