Workshop 7- "Një hap i vogël nga gjithësecili bën të mundur një ndryshim të madh për të gjithë". ~Filloje me përmirësimin e stilit të jetesës, për një mjedis më të shëndetshëm.
Të rinjtë e trajnuar në kuadër të projektit "Youth for an Eco-Healthy Future", realizuan workshop-in e 7️⃣ me të rinjtë e shkollave të mesme. Temat që u trajtuan u fokusuan tek ndërveprimi shkak-pasojë që krijon njeriu kundrejt mjedisit. A mundet secili prej nesh të përmirësojë mjedisin ku jeton? A është e mundur që mund të bësh një ndryshim sadopak të vogël duke rregulluar stilin e jetesës?
Ky workshop u realizua në kuadër të projektit "Youth for an Eco-Healthy future" i cili mbështetet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

