Workshop 4- Cilat janë shkaqet e ndryshimeve klimatike dhe çfarë masash mund të marrim për ta ndaluar.
Të rinjtë e trajnuar në kuadër të projektit "Youth for an Eco-Healthy Future", realizuan workshop-in e 4️⃣ me të rinjtë e shkollave të mesme. Temat që trajtuan e patën fokusin tek shkaqet që kanë bërë të mundur ndryshimet klimatike dhe si mund të veprojmë ne që të ndikojmë sado pak në zhdukjen e këtij fenomeni.
Ky workshop u realizua në kuadër të projektit "Youth for an Eco-Healthy future" i cili mbështetet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

