Trajnimi në qytetin e Tiranës
Dita e parë
"Sustainability is about ecology, economy and equity."♻️Vazhdojnë trajnimet e të rinjve për projektin "Youth for an Eco-Healthy future" i cili mbështetet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.
Në ditën e parë nxënësit e shkollës "Dertliu" patën diskutime të fokusuara në "Sustainable Development Goals". SDG-të sigurojnë udhëzime mbarëbotërore për adresimin e sfidave globale me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar. Bëhet fjalë për mbrojtjen më të mirë të themeleve natyrore të jetës dhe planetit tonë kudo dhe për këdo, si dhe mundësinë e ruajtjes së një jetese të pasur me dinjitet dhe prosperitet ndër breza. Ato balancojnë dimensionet ekonomike, sociale dhe ekologjike të zhvillimit të qëndrueshëm dhe për herë të parë vendosin pranë njëra-tjetrës, në të njëjtën axhendë, luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ditës për pjesëmarrësit ishte kur menduan dhe diskutuan rreth nevojave dhe dëshirave të individid. Në fund të trajnimit zhvilluan një ushtrim; "Ecological footprint calculator" për të përllogaritur gjurmën që lë çdo individ në planet. "Ecological footprint" ka në thelb ndikimin e aktiviteteve njerëzore të matur në termat e sipërfaqes së tokës dhe ujit, biologjikisht produktiv, që kërkohet për të prodhuar mallrat e konsumuara dhe për të asimiluar mbetjet e krijuara.
Dita e dytë
"A prime national goal must be an environment that is pleasing to the senses and healthy to live in".Përfundoi me sukses trajnimi i tretë me të rinjtë e shkollës "Dertliu" në kuadër të projektin "Youth for an Eco-Healthy future" i cili mbështetet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.
Në ditën e dytë të trajnimit u diskutua më gjerë rreth politikave që ndërlidhin mjedisin dhe shëndetin. Dëmtimi dhe degradimi i mjedisit çojnë në përkeqësim të shëndetit dhe mirëqënies njerëzore, duke rritur riskun e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë. Faktorët mjedisorë janë ato që mund të ndikojnë në zhvillimin morfologjik dhe fiziologjik të njeriut. Gjithashtu u diskutua pēr shëndetin si një bashkësi e faktorëve të shumtë, si gjenet, mjedisi, zgjedhjet personale dhe politikëbërja. Më pas nëpërmjet një simulimi praktik pjesëmarrësit u angazhuan në hedhjen e ideve rreth politikëbërjes dhe sjelljeve pro-mjedisore që duhet të implementohen në rastet e problematikave të mjedisit, duke marrë për bazë edhe ndërhyrjen institucionale. Në fund realizuan ndarjen në grupe për të realizuar dizenjimin dhe planifikimin e aktiviteteve që do të pasojnë.
Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave është ajo që e mbyll trajnimin me sukses.

