Trajnimi i zhvilluar në qytetin e Kamzës
Dita e parë
"A healthy ecosystem equals a healthy lifestyle"Vazhdojnë trajnimet e të rinjve për projektin "Youth for an Eco-Healthy future" i cili mbështetet ngaKongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit TiranaKryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.
Në ditën e parë të trajnimit u bë një prezantim i përgjithshëm i projektit, qëllimeve, ideve dhesynimit tonë teksa adresojmë këtë çështje në komunitete. Gjithashtu pjesëmarrësit u fokusuan nëproblematikat kyçe të ndotjes së mjedisit, duke u përqëndruar në ndotjen e ajrit, ujit, tokës, atëakustike, ngrohjen globale, rrezatimin UV dhe zoonozat. Gjatë ditës diskutimet vazhduan të rritenrreth tematikave, si: ekosistemet e qëndrueshme, prodhimi dhe konsumi i qëndrueshëm dhendryshimet klimaterike.
✅ Me ndihmën e lojërave team-building dhe vënies në praktikë të koncepteve me llogaritjen e ecological footprint, të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë më tepër angazhimin e tyre dhe të forcojnë punën në grup.
Dita e dytë
"The healthiest connection you can create, is that between a human and his environment"♻️Gjatë ditës së dytë të trajnimit në kuadër të projektin "Youth for an Eco-Healthy future" i cilimbështetet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër tëprogramit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.
Në ditën e dytë u prekën tematika të shëndetit, stilit të jetesës dhe mjedisit ku jetojmë duke marrënë konsideratë ndërlidhjen që krijohet midis tyre. Pika kyçe e diskutimit qëndron në faktin se,shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë të lidhura ngushtë me statusin e mjedisit. Pjesëmarrësit uangazhuan në një veprimtari praktike, në të cilën ishin të lirë të shprehnin pikëpamjet e tyre rrethshkak-pasojës që sjell ndërveprimi i njeriut me mjedisin. Më pas realizuan ndarjen në grupe, meqëllim dizenjimin dhe planifikimin e aktiviteteve që do të pasojnë. Gjithashtu ceremonia eshpërndarjes së certifikatave është ajo që e mbyll trajnimin me sukses.
✅Gjatë këtij trajnimi të rinjtë patën mundësi të zgjerojnë horizontin e njohurive të tyre. Kjo gjë indihmon ato të përpiqen të përpilojnë ide dhe mënyra të ndryshme se si mund të investojnë nëzgjidhjen e problematikave të mjedisit dhe përmirësimin e stilit të jetesës.

